Pyetjet më të shpeshta
Arbitrazhi ndërkombëtar është i ngjashëm me një proçedurë gjyqësore kombëtare. Por, në vend të një proçedure para një gjyqëtari, arbitrazhi kryhet para personave të zgjedhur të quajtur arbitra.
Është një mënyrë neutrale, private dhe konsensuale për të zgjidhur konfliktet. Për më tepër, vendimi që jepet është i detyrueshëm dhe duhet te respektohet nga të gjitha palët. Normalisht, është një mënyrë më e shpejtë dhe më pak e kushtueshme se një proçedurë gjyqësore.
Arbitrazhin ndërkombëtar e karakterizojmë nganjëherë si një formë hibride të zgjidhjes së mosmarrëveshjeve ndërkombëtare. Ai kombinon elementë të proçedurës të sistemit ligjor civil dhe të procedurës sipas “Common Law”. Ky faktor u le palëve një liri të konsiderueshme për të hartuar procedurën e arbitrazhit nën të cilën do të zgjidhen mosmarrëveshjet e tyre. Arbitrazhi ndërkombëtar mund të përdoret për të zgjidhur çdo mosmarrëveshje që konsiderohet të jetë “e arbitrueshme”. Megjithëse ky është një term fushëveprimi i të cilit ndryshon nga shteti në tjetrin, por që përfshin shumicën e konflikteve tregtare.
Një fenomen relativisht i fundit, “arbitrazhi i investimeve” është një nga llojet e arbitrazhit që po përhapet me ritmet më të shpejta. Ajo ka të bëjë me proçedura arbitrazhi të hapura nga investitorët e huaj kundër shteteve në bazë të traktateve të investimeve dypalëshe/shumëpalëshe (ose ligjeve vendore që japin konsensus për arbitrazhin nga shteti). Mund të jetë, për shembull, e vetmja përgjigje e mundur në rast shpronësimi të investimeve private nga një shtet.
Shumica e institucioneve ndërkombëtare të arbitrazhit ofrojnë rregulla për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve nëpërmjet arbitrazhit. Rregullat më të njohura të arbitrazhit përfshijnë ato të:
- Dhomës Ndërkombëtare të Tregtisë (ICC)
- Gjykatës së Londrës të Arbitrazhit Ndërkombëtar (“LCIA”)
- Qendrës Ndërkombëtare për Zgjidhjen e Mosmarrëveshjeve të Shoqatës Amerikane të Arbitrazhit (“ICDR”)
- Qendrës Ndërkombëtare të Arbitrazhit të Singaporit (“SIAC”)
- Qendrës Ndërkombëtare të Arbitrazhit të Hong Kongut (“HKIAC”)
Falë një traktati të njohur si Konventa e Nju Jorkut, e cila hyri në fuqi më 7 qershor 1959, vendimet e arbitrazhit mund të zbatohen në shumicën e shteteve, ndryshe nga vendimet tradicionale të gjykatave. Mbi 150 vende kanë ratifikuar sot Konventën e Nju Jorkut. Kjo do të thotë se vendimet e arbitrazhit mund të zbatohen në rreth 3/4 e vendeve të njohura nga Kombet e Bashkuara.
Ligjet në bazë të së cilave avokatët e arbitrazhit ndërkombëtar argumentojnë një çështje janë përgjithësisht : ligji që sundon një kontratë, ligjet e arbitrazhit të selisë së arbitrazhit, të konventës të Nju Jorkut dhe Uashingtonit (e njohur si Konventa e ICSID).
Ndër avantazheve kryesore të arbitrazhit ndërkombëtar mund të përmendim :
- Zgjidhja e konflikteve është më e shpejtë me anë të Arbitrazhit Ndërkombëtar se përpara nje gjyqëtari tradicional duke qënë se apeli kundër një vendimi arbitral është i kufizuar.
- Arbitrazhi Ndërkombëtar mund të jetë më pak i kushtueshëm se proçesi gjyqësor tradicional.
- Ai mund të ofrojë, gjithashtu, një zgjidhje më të mirë te konfliktit, pasi shumë gjykata kombëtare janë të mbingarkuara me çështje. Ky faktor nuk u jep gjykatësve kohën e mjaftueshme për të marrë vendime ligjore të cilësisë të lartë.
- Klientët mund të luajnë një rol aktiv në zgjedhjen e një arbitri, i cili është një ekspert i fushës, dhe jo një generalist si shumë gjykatës.
- Arbitrazhi Ndërkombëtar është fleksibël. Secila palë luan një rol të rëndësishëm në përzgjedhjen e proçedurës që është më e përshtatshme për zgjidhjen e konfliktit.
- Proçedura arbitrale mund të jetë konfidenciale. Ky është nje element i dobishme nëse palët dëshirojnë të vazhdojnë marrëdhëniet e tyre të biznesit ose të shmangin publicitetin negativ.
- Arbitrazhi Ndërkombëtar është neutral. Kjo është shumë e rëndësishme për transaksionet ndërkufitare. Shmanget mundësia e një “gjykate në shtëpi”, që i jep avantazh një pale me shumë se tjetrës.
- Gjyqtarët nuk janë të pavarur në të gjitha vendet. Në arbitrazh, vendimi merret nga arbitra të pavarur. Në të kundërt, vendimi nuk mund të zbatohet.
- Për më tepë, në raste të caktuara, Arbitrazhi Ndërkombëtar ofron zgjidhjen e vetme për shkeljen e një të drejte ligjore. Për shembull, në rast mosmarrëveshjeje ndërmjet një investitori dhe një shtetit.
Avokatët e specializuar në arbitrazh ndërkombëtar ndihmojnë klientët e tyre në kërkesat që dëshirojnë të bëjnë. Ata ndohmojnë gjithashtu në pregatitjen e parashtresave dhe në argumentin mbi meritat para arbitrave. Shumica e avokatëve të specializuar në arbitrazh ndërkombëtar punojnë në bazë të një shumëllojshmërie ligjesh të huaja. Aftësitë e gjuhës janë shumë të rëndësishme në arbitrazhin ndërkombëtar. Një element tjetër i rëndësishëm është kuptimi i ndyshimit të madh që ekziston midis arbitrazhit dhe proçeseve gjyqësore.
Vendndodhja fizike e avokatëve të pregatitur në arbitrazhin ndërkombëtar nuk është fare e rëndësishme. Duke pasur parasysh se sa pak seanca dëgjimore zhvillohen zakonisht, vendndodhja humbet rëndësinë. Në mënyrë tipike, vetëm një ose dy seanca të shkurtra janë të përfshira në një arbitrim ndërkombëtar. Madje, këto të fundit zhvillohen nëpërmjet videokonferencës për mosmarrëveshje të vogla. Për këtë arsye, juristët e bazuar në vende apo kontinente të tjera, shpesh, shërbejnë si avokatë në arbitrazhe ndërkombëtare. Legjislatura 500, Dhomat, GAR dhe Décideurs (Lidhja e Liderëve) ofrojnë një listë të firmave më të mira të avokatëve të arbitrazhit.
Arbitrazhi duhet të jetë më i shpejtë dhe më pak i shtrenjtë se proçeset gjyqësore tradicionale. Por, se fundmi, ai njihet për koston në rritje dhe zgjatjen e proçedurave. Këta faktorë e kanë bërë arbitrazhin më të ngjashme me proçeset gjyqësore tradicionale. Kështu që, për të ulur koston, kontaktohen avokatë firmash ligjore me të vogla, sesa firma të mëdha ndërkombëtare. Financimi prej palëve të treta mund të shërbejë gjithashtu për të zvogëluar. Do të thotë që një investitor bie dakord të paguajë tarifat ligjore në këmbim të një përqindjeje të shumës që do të jepet nga vendimi.
Për të siguruar shpejtësinë në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve, është e mundur që palët të zgjedhin të ashtuquajturin arbitrazh “i përshpejtuar”. Rregullat proçedurale janë të hartuara në mënyrë të tillë që shpejtësia e proçesit është e siguruar. Gjithashtu, është e dobishme të zgjedhet një arbitër i aftë dhe këshilluesi i duhur ligjor. Ata duhet të kenë përvojë në fushën juridike dhe në arbitrazhin ndërkombëtar.
Juristët janë ekip me përvojë dhe shumë të aftë profesionalisht.
Eksperience
Lorem ipsum dolor sit amet, consectetur adipiscing elit. Ut elit tellus, luctus nec ullamcorper mattis, pulvinar dapibus leo.
